Gorani: Kurti tha se kërkesa e BE-së është absurde, kjo shprehje është në nivel ofendimi

by Nexhat

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, të enjten se cilësimi si absurde nga kryeministri Albin Kurti i kërkesës së Bashkimit Evropian për Anotacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës mund të jetë në një formë edhe ofendim për bashkësinë ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës ka refuzuar që draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese si kusht për anëtarësim në Këshillin Evropian.

banner

Gorani ka deklaruar se për të është i papranueshëm një komunikim i tillë diplomatik nga ana e Kurtit.

“Këtu po shihet që është kusht Asociacioni, atëherë pse pas refuzimit të hapur të djeshëm nuk ka kurrfarë reagimi të saktë e të qartë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Kurti nuk ka thënë dje që jemi duke e shqyrtu, as nuk ka thënë që për momentin jemi duke e hezitu me dorëzu draft statutin. Dje e ka dhënë edhe një cilësim për mua të panevojshëm në nivelin e komunikimit diplomatik – ka thënë se kjo kërkesë është absurde. Kjo dorën zemër futet kapak edhe në fushë te ofendimi”, ka thënë Gorani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy