Tifozët e Real Madridit shpresojnë që Toni Kroos të vazhdojë kontratën me klubin edhe për një sezon tjetër.
Megjithatë, gazeta Marca, një ditë pas kalimit të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, po nxit frikën duke deklaruar se mesfushori gjerman mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin madrilen në Santiago Bernabeu
Vetë Kroos ka theksuar se dëshiron të pensionohet me fanellën e Realit, por sipas kushteve të tij, kur të jetë në kulmin e fuqisë së tij.
https://twitter.com/WolfRMFC/status/1788350459540812080?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1788350459540812080%7Ctwgr%5E895509d2cd0b294a6501f93d6be6b58def237d86%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkroos-trondite-tifozet-e-real-madridi-levizjen-e-tij-pas-ndeshjes-ndaj-bayern-munichut%2F
Së fundmi ai tha se nuk ka marrë një vendim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Për shkak të gjithë kësaj, skenat pas ndeshjes ndaj Bayernit po i trembin tifozët e klubit
Ata pyesin nëse ishte ndeshja e fundit e sezonit në Ligën e Kampionëve në Bernabeu dhe e fundit për Kroos në këtë garë para tifozërisë vendase.
Arsyeja bëhet nga gazeta Marca, e cila shkruan se 34-vjeçari gjerman, pasi ëstë zbrazur Bernabeu, është kthyer në fushë, fillimisht është ulur në stol, e më pas në bari. Pak më vonë iu bashkuan gruaja dhe fëmijët.
https://twitter.com/MadridXtra/status/1788346018897051869?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1788346018897051869%7Ctwgr%5E895509d2cd0b294a6501f93d6be6b58def237d86%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkroos-trondite-tifozet-e-real-madridi-levizjen-e-tij-pas-ndeshjes-ndaj-bayern-munichut%2F
https://twitter.com/theMadridZone/status/1788329097472381414?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1788329097472381414%7Ctwgr%5E895509d2cd0b294a6501f93d6be6b58def237d86%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkroos-trondite-tifozet-e-real-madridi-levizjen-e-tij-pas-ndeshjes-ndaj-bayern-munichut%2F
Nuk dihet nëse Kroos, katër herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe katër herë fitues i La Ligës, thjesht po shijonte momentin apo po i thoshte lamtumirë stadiumit.
Mediat spanjolle thonë se kjo nuk është sjellja e tij e zakonshme dhe se nuk do të ishte çudi nëse ai mendonte të largohej pas fitores së kampionatit spanjoll dhe një trofeu të ri të mundshëm në Ligën e Kampionëve.