Kurti: Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së, që të kontribuojë edhe më shumë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për Ditën e Evropës duke theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e familjes evropiane, e rrugëtimi të vlerësohet në baza meritokracie.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova e ka dëshmon vazhdimisht gatishmërinë për të kontribuar në mbrojtje të demokracisë.

“Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

“Por që të kontribuojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike”, ka theksuar tutje ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy