Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

by Nexhat

Një shifër marramendëse për të shënuar kujtimin e Skënderbeut. Ky është kontributi i një mërgimtari me rastin e ditëlindjes së kryeheroit kombëtar.

Gjergj Prenkoçaj është iniciatori, financuesi dhe ideatori i monumentit të kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që është vendosur në Gjakovë

Për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ai u shpreh se ceremonia ka kaluar bukur.

Gjergj Prenkoçaj

Tutje ai bëri të ditur se ka rreth dy vjet që e ka nisur këtë ide, meqë Skënderbeu është frymëzuesi me i mirë e heroi më shembull që kemi në trojet arbërore.

“Krijimi i shtatores ka marrë kohë dy vjet. Gjergji me kalin bronz ka kushtuar 120 mijë euro. Bazamenti 31 mijë e 500. Jam në pritje për TVSh-në, por nëse e shohim totalin, shuma është rreth 178 mijë e 770 mijë euro”.

“Unë e kam financuar vet, por kam pasur dhe disa shokë që më kanë ndihmuar, diku 13 mijë euro, pjesa tjetër është çdo gjë e imja”, deklaroi Prenkoçaj

Z. Prenkoçaj falenderon edhe miqt dhe shokët e tij të cilët i kan ndihmuar vullnetarisht në shumë prej diku 13 mijë euro:

1).Kristë Kqira 4000.00 frs, 2).Don Albert Jakaj 1000.00 frs, 3).Mentor Lleshi 1000.00 euro, 4).Shoqata Gjergj Kastriotit 1000.00 frs, 5).Fanaj Transport zvicër 1000.00 euro, 6).Cen Kabashi 1000.00 frs, 7) Pal Berisha Brekoc 500.00 euro, 8).Visar Muriqi 500.00 euro, 9).Pren Berisha 400.00 euro, 10).Reshat David Salihu Gjeneve 100.00 frs, 11). Pal Qerimi Gjenevë 100.00 frs, 12). Tun Nrejaj Gjenevë 100.00 frs, 13). Pal Veseli Gjenevë 50.00 frs, 14).Kristë Kabashi Gjenevë 50.00 frs

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy