Nikaj: Nëse me datën 17 Kosova nuk bëhet anëtare të Këshillit të Evropës, ky është dështim

by Nexhat

Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, tha se nëse me 17 maj Kosova nuk bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, atëherë ky do të jetë dështim.

“Nëse me datën 17 Kosova nuk bëhet anëtare e Këshillit të Evropës ky do të jetë një dështim i shfrytëzimit të një situate e cila është krijuar dhe është kriju Kosovës me një lëvizje gjeopolitike që ka ndodhë”, tha Nikaj në Pressing, transmeton Express.

banner

“Ky proces është menaxhu nga Qeveria e Republikës së Kosovës, partitë politike në vend përkundër faktit që nuk kanë qenë të ftuara nga Qeveria e partia në pushtet kanë bërë një punë të shkëlqyer që Kosova të vijë deri këtu”, vazhdoi Nikaj.

“Të gjitha Grupet Parlamentare kanë qenë në përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në KiE”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy