Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po rrezikon një konflikt global dhe tha se askush nuk do të lejohej të kërcënonte “fuqinë më të madhe bërthamore në botë” pasi Rusia shënoi fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Derisa trupat ruse përparojnë kundër forcave të Ukrainës të mbështetura nga Perëndimi, Putin akuzoi elitat perëndimore “arrogante” se harruan rolin vendimtar të luajtur nga Bashkimi Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste dhe për nxitjen e konflikteve në mbarë botën, raporton Reuters,
“Ne e dimë se çfarë çon teprica e ambicieve të tilla. Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një përplasje globale”, tha Putin në Sheshin e Kuq pasi ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu rreshtoi trupat gjatë paradës në Ditën e Fitores.
“Por në të njëjtën kohë, ne nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gjithmonë në gjendje gatishmërie luftarake”.