Reagon Hykmete Bajrami pas deklaratës së Donika Gërvallës për rritje 50% të GDP-së

by engel

Pas deklaratës së Ministers për Punë të Jashtme të Kosovës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, se Kosova ka shënuar një rritje 50% të Bruto Produktit Vendor në tri vitete fundit, ka reaguar deputetja e LDK-së znj. Hykmete Bajrami duke e kritikuar znj. Gërvalla.

Në një postim në rrjetet sociale ajo i ka renditur disa kritika për të demantuar ministren Gërvalla për pretendimet e saja për rritjen ekonomike të Kosovës.

banner

“Bajrami ka shkruar: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës. Asnjë njohje prej se kanë ardhur në pushtet. Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, kryediplomatja del e flet të pavërteta për “lulëzimin ekonomik” të Kosovës”.

Kryediplomatja me zero suksese gjatë gjithë mandatit paska thënë që ” kemi rritje të GDP-së për 50%, kjo i bien sikur me pas thanë “në tri vitet e fundit kemi siguru njohjet nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën”
Duhet t’ia kujtoj edhe një herë disa të dhëna ministres së Punëve të Jashtme që viziton herë pas here disa kryetarë të komunave nëpër Kosovë:
❌qe 3 vjet janë nënshkru 890 kontrata me negocim/korrupcion,
❌qe 3 vjet çmimet e produkteve bazë janë rritë 50%,
❌qe 3 vjet askush, amo askush nuk është punësu pa lidhje familjare e partiake ,
❌qe 3 vjet deficiti tregtar ka arrit në 5 miliardë euro,
❌qe 3 vjet ka ikje masive të qytetarëve nga Kosova,
❌qe 3 vjet Martin Berishaj qëndron në pozitën e ambasadorit, pavarësisht skandalit me blerjen e energjisë elektrike,
E kur jemi të rritja ekonomike po ta ilustroj me një grafikon të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, agjenci kjo që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy