Trepça e “shuan” Yllin në finalen e parë në Mitrovicë

by Nexhat

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë triumfuar 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), duke udhëhequr në serinë finale.

Nga minuta e parë të dy skuadrat luftuan për fitore dhe pas fillimit të barabartë, pranë rezultatit 20:20, kur mysafirët me nëntë pikë radhazi e fituan çerekun e parë 20:29, derisa në periudhën e dytë ngritën epërsinë në 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 31:35, derisa pjesa e parë përfundoi 31:37.

banner

‘Luftë’ e madhe u zhvillua në periodën e tretë, por mitrovicasit dalëngadalë shkrijnë epërsinë dhe bën përmbysjen në 53:52, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Trepça tregoi fuqinë dhe filloi shkëputjen, duke ruajtur rezultatin për të triumfuar 77:68.

Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Trepça, derisa më i dalluari ishte Devonte Upson me 11 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Ylli si zakonisht u dallua Alonzo Verge JR me 32 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime

Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Therandë. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy