Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.

Nga atje, Abdixhiku tha se tek familjarët e kryefamiljarët shtroi pikëpamjet e LDK-së mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike, zbrazjen e vendit, të cilën ai e quajti sfidë kombëtare e që s’po merr përgjigje shtetare.

“LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë”, shkroi Abdixhiku.

Tutje, ai tha se pritja e deritanishme në çdo fshat e qytet është shpresë për vetëdijen e lartë të popullit të Kosovës për ta përballuar, sipas tij, popullizmin si rrezik identitar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy