FFK konfirmon datën dhe orën e finales së Kupës së Kosovës

by Nexhat

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar tashmë datën kur do të luhen finalet e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Ballkani dhe Prishtina janë dy skuadrat finaliste të edicionit 2023/24 në Kupën e Kosovës, pasi mposhten në gjysmëfinale Suharekës, respektivisht Dritën

Por, kur do të luhej finalja e madhe mes këtyre dy rivalëve të mëdhenj të viteve të fundit?

FFK ka njoftuar zyrtarisht se finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 22 maj, e mërkurë, nga ora 15:00.

Megjithatë, FFK nuk ka treguar lokacionin e kësaj finale, por sipas të gjitha gjasave pritet të jetë në Kampin Nacional në Hajvali.

FFK ka njoftuar gjithashtu se finalja në konkurrencën e femrave në mes të KFF Kosova VR dhe KFF Mitrovica luhej një ditë më vonë, të enjten e 23 majit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy