Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë.

Haradinaj tha se presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, me granacitë e dhëna përmes një letre të përbashkët, ku janë zotuar se Kosova do t’i përmbush obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe sipas tij, tërheqja prej fjalës së dhënë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t’i bëhet Kosovës në planin ndërkombëtar

banner

“Udhëheqja e Kosovës me veprimet e saj, përfundimisht e ka humbur besimin, ndërkaq Kosovën e ka shndërruar në një vend që po izolohet e po ndëshkohet përditë e më shumë. Në krejt këtë situatë shqetësuese, kur po shihet qartë se vendi nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie, Presidentja e vendit ka vendosur të hesht dhe të na bombardojë me pamje nga ajri, të pilotimit të një helikopteri”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy