Komisioneri i Lartë i OKB-së denonon çdo veprim që rrezikon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

by Nexhat

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk dënoi të gjitha aktet që rrezikojnë hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare të nevojshme në Rripin e Gazës, sipas një deklarate të premten.

“Një pjesë e vogël e kalimeve tokësore në Gaza shërbejnë si linja shpëtimi për furnizimin me ushqime, ilaçe, karburant dhe nevoja të tjera që duhet të lejohen të arrijnë popullatën e dëshpëruar dhe të tmerruar”, tha ai.

Türk u bëri thirrje të gjitha palëve të sigurojnë që kalimet për civilët dhe mallrat e nevojshme për mbijetesën e popullatës civile të mos vihen në rrezik përmes operacioneve ushtarake.

Ai bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund luftimeve për të siguruar që ndihma e qëndrueshme mund të hyjë në Gaza, raporton CNN,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy