Kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku ka qendruar për vizitë në qytetin e Suharekës dhe ka zhvilluar takime të ndryshme por kohën më të madhe ja ka kushtuar klubeve futbollistike, FC Ballkanit dhe FC Suharekës.
Në profilin e tij në facebook ka shkruar se: “Suhareka, po bëhet qytet i futbollit. Pas sukseseve mbresëlënëse ndërkombëtare të FC Ballkanit, edhe një ekip tjetër i themeluar vetëm një vit më parë po merr formë. FC Suhareka këtë vit është shpallur kampion në Ligën e Parë dhe kështu nga viti i ardhshëm do të luaj në Superligë”.
Duke qenë i vetëdijëshëm për infrastrukturën jo të mirë të futbollit, kryetari Abdixhiku ka shkruar se: “Ndërtimi i infrastrukturës sportive , në veçanti i stadiumeve të futbollit, mbetet prioritet i “Rrugës së Re”. Përveç Stadiumit Kombëtar të ri në Prishtinë, ne kemi parë dhe ndërtimin e plot 5 stadiumeve rajonale, si parakusht i ngritjes sportive kombëtare”!
Postimi i plotë i kryetarit