Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, ka shpërndarë videon që publikoi vetë Presidentja ku shfaqej duke pilotuar një helikopter të kompanisë Bell, gjatë vizitës së saj në Teksas.
Sadriu ka thënë se është koha që Kosova të blejë helikopterë të tillë, duke theksuar se janë të njohur globalisht për përsosmërinë e tyre, .
“Helikopterët Bell janë të njohur globalisht për përsosmërinë e tyre si në aplikimet civile ashtu edhe në ato ushtarake. Është koha që Kosova t’i marrë ata”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Osmani njoftoi se mësimin e parë në pilotimin e helikopterëve e ka bërë me Joe Decapite, që ka shërbyer para 15 vjetësh në Kosovë.
Bell helicopters are globally renowned for their excellence in both civilian and military applications. It's about time Kosovo acquires them. https://t.co/xCVIhW5zbp
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) May 10, 2024