Të pakënaqur me numrin e festave zyrtare, kërkojnë ndryshimi i Ligjit

by Merita

Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të tyre të punës.

Këtë e mundëson ligji për festat zyrtare.

Muajt prill dhe maj prijnë me këto ditë, sipas ligjit, kur ditët e festës janë në fundjavë, zëvendësohen me ditën e parë të punës.

Por, kjo po kundërshtohet e madje nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkesë direkte për kryeministrim e Kosovës.

“Kur një ditë pushimi i bie të shtunën në të shumtën e rasteve bartet të premten, eventualisht edhe të hënën mirëpo kjo në mënyrë automatike ndikon në sektorin privat sepse ne e kemi shumë të vështirë bartjen e lëre më që nuk i kemi të bashkërenduara disa nga festat publike”, ka thënë Zana Beqiri nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndonëse pajtohet që ligji prodhon diskriminim në mes sektorit publik dhe privat, deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani po thotë se ndryshimin e tij po e pamundësojnë mungesa e votave të komunitetit serb.

“I kemi disa ligje me interes vital ku është e pamundur të ecet tutje nëse nuk marrin pjesë edhe komunitetet. Në këtë rast edhe komuniteti serb”, ka thënë ai.

9 maji shënon Ditën e Evropës dhe për këtë ditë Kosova pushon në ndërkohë që vet shtetet e Evropës nuk e praktikojnë një gjë të tillë./RTV Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy