Aksident tragjik në Tropojë, vdes 20-vjeçari, drejtuesi i automjetit në gjendje të rëndë

by Nexhat

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në Tropojë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një tjetër.

Sipas Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

banner

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy