BE i reagon Siljanovska-Davkovës: Ke shkelur Marrëveshjen e Prespës

by Nexhat

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pasi nuk e përmendi emrin e plotë të shtetit që pritet ta drejtojë për pesë vjetët e ardhshme, duke iu referuar si “Maqedoni”.

Në reagimin e BE-së thuhet se shprehin keqardhje që Siljanovska-Davkova nuk e përdori emrin Kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm.

banner

“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet në reagim.

Po ashtu sot ambasadorja greke në Maqedoni të Veriut, Sofija Filipidu, e ka lëshuar seancën e betimit të presidentes së re

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy