Bytyqi e AAK-së: Kusari të tregojë pse Kosova është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra për bllokimin e 300 milionë eurove nga opozita

by Nexhat

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se opozita ka bllokuar 300 milionë euro.

Bytyqi ka thënë se kjo është përpjekje e qartë për ta fshehur keqmenaxhimin e fondeve të BE-së.

banner

“Akuza juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja”, tha Bytyqi.

Ajo tha se “Kusari-Lila duhet të kërkoj falje pse vendi është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra për bllokimin e 300 milionë eurove nga opozita”

“Dështimin e qeverisë tuaj nuk e mbuloni dot as me gënjeshtra, zonja Kusari-Lila”, tha Bytyqi.

Ajo i ka kërkuar Kusari-Lilës që “të angazhohet në adresimin e çështjeve reale që kanë bllokuar fondet e BE-së dhe të japë llogari për mënyrën se si qeveria e saj ka menaxhuar këtë proces”.

“Para se të tentohet të akuzohet opozita per Marrëveshje, do të duhej të ipej llogari se pse Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm nën sanksione!”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy