Kurti synon t’ia marrë Totajt të PDK’së Prizrenin: “Kishim shkëputje të shkurtër por po kthehemi”

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këtij subjekti politik i janë bashkuar 300 anëtarë të rinj në Prizren. Në takimin e djeshëm ka marrë pjesë edhe kryeministri Kurti, i cili ka thënë se Prizreni po e forcon lidhjen me VV’në.

“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, Kurti.

banner

Kurti ka përmendur rrugën Prizren- Tetovë, hekururshën që do e lidhë Prizrenin dhe Gjakovën, që sipas tij janë dy prej projektveve që do të kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve dhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit.

“Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, tha Kryeministri, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar.”

Në Prizrenin që udhëhiqet nga Shaqir Totaj i PDK’së, Kurti tha se “kishin një shkëputje por po kthehen”.

“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku”,tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy