28
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës, tha Presidenca në një njoftim në Facebook.
Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas e ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens.
“Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës”, njofton Presidenca.
Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës