Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës para emigrantëve shqiptarë në Athinë u ndal indirekt edhe tek Çamët. Ai tha se emigrantët shqiptarë u përballën në fund të shekullit të shkuar me operacionet fshesa njësoj si paraardhësit e tyre në veri të Greqisë
“U përballët me gjithëfar shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit ’20 kur iu shkulnin nga shtëpinë me rrobat e trupit nëpër natë për t’u deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veri të Greqisë”, tha ai