Raportohet për të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një apartamenti në Belgorod

by Nexhat

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas shembjes së pjesshme të një ndërtese apartamentesh në qytetin rus të Belgorod, ka raportuar një media ruse.

Numri i rishikuar është rritur nga raportet e mëparshme, të cilat thanë se tre persona kishin vdekur.

banner

Media raportoi se të paktën 15 persona të tjerë ishin plagosur, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Një dëshmitar në vendngjarje tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kishte shumë ambulanca dhe zjarrfikës aty.

“Një pjesë e tërë e një ndërtese 10-katëshe u shemb. Pash disa viktima”, ka shtuar dëshmitari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy