Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

by Nexhat

Manchester United dhe Arsenali u përballën sot (e diel) në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez.

Vendimtar për fitoren e ‘Topçinjve’ në këtë sfidë ishte Leandro Trossard i cili shënoi në minutën e 20-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Kai Havertz

banner

Pas ndeshjes Ten Hag në një prononcim të shkurtër për Sky Sports tha arsyet e tij pse Manchester Unitedi nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në këtë takim.

“Ne ishim shumë konkurrues dhe mund ta shihnit se ne ishim në të njëjtin nivel me ta gjatë tërë ndeshjes”.

“Na munguan shtatë lojtarë të formacionit startues, por ne kemi pasur mundësi që të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Ten Hag.

Kjo humbje e ‘Djajve të Kuq’ do të thotë se ata nuk kanë lëvizur nga pozita e tetë në tabelën e Ligës Premier, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur

Manchester United ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier do të jetë nikoqir i Newcastle United në ‘Old Trafford’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy