As Barcelona nuk i shpëton syrit të klubeve arabe – Al Ittihadi përgatit ofertën për yllin e blaugranasve

by Nexhat

Gjiganti arab Al Ittihad ka shprehur interesimin për të nënshkruar me ish-portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Sipas Mundo Deportivo, kampioni i Ligës Saudite është i etur që ta transferojë yllin e Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror

banner

Portieri gjerman gjatë muajit gusht të vitit të kaluar kishte nënshkruar kontratë të re deri në qershor të vitit 2028.

Al Ittihadi dështoi që ta përsërisë suksesin e tyre në sezoni aktual pasi e gjetën veten në pozitën e katërt në elitën e futbollit arab përkundër blerjeve të mëdha si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho verën e kaluar.

Për të përforcuar më shumë ekipin para sezonit 2024/2025, drejtori sportiv Ramon Planes, i cili më parë kishte punuar tek Barcelona, e ka bërë 32-vjeçarin një prioritet për ekipin e tij

Ish-portieri i Borussia Monchengladbach është paraqitur në 32 ndeshje në të gjitha garat për ekipin e Xavit këtë sezon.

Ai kishte mbetur jashtë fushave për pothuajse dy muaj pasi kishte pësuar një lëndim në shpinë gjatë muajit nëntor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy