Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj gjatë kësaj kohe u komentuan për një krisje të raportit të tyre.
Kjo pasi dyshja e Big Brother VIP Kosova 2 hoqën nga lista e ndjekësve njëri-tjetrin
Fituesi i edicionit të dytë të këtij reality shou madje tha se bukuroshja prizrenase vetë e kërkoi një gjë të tillë.
Ndonëse nuk zgjati edhe aq shumë, ata duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit
Të njëjtit shihet se kanë filluar të ndiqen në Instagram, aty ku edhe komentohen për çdo gjë.
Theksojmë që romanca e tyre filloi në Big Brother, ku edhe u njohën.
Pritet të shihet nëse do të ketë një reagim nga vetë ata në lidhje me këtë çështje.