Bashkimi Evropian ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në takim të mërkurën në Bruksel.
Kjo u konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa tha se do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për njerëzit e prekur nga Rregullorja e BQK-së
“Lajçaku ka ftuar palët nga dyja anët të vazhdojnë diskutimet. Do të takohen të mërkurën në Bruksel, do të vazhdojmë diskutimet për të gjetur zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme, të prekur nga vendimi i BQK-së. BE-ja pret që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet e gatishmëri për të arritur kompromis”, ka thënë Stano.
Ai tutje ka thënë se kjo çështje po e zhvendos vëmendjen nga përparimi në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.
“Shpresoj që palët të sillen në frymë evropiane e të arrijnë në kompromis. Nuk varet çfarë duam, por gatishmërinë e dyja palëve për të arritur kompromis”, është shprehur ai.