Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth, raporton informim.net
Sipas nj komunikate për medie të Qeverisë, në këtë takim u biseduan një mori temash, në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi z. Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian. Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për z. Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara”, thuhet në komunikatë.
Started my visit in Budapest in the notable landmark of Hungary, the Parliament building, meeting w/Chairman of the Foreign Affairs Committee, Zsolt Németh. As we welcome the upcoming 🇭🇺 Presidency of the Council of the EU, I reiterated 🇽🇰's commitment in the EU integration path. pic.twitter.com/pJfLDIqmZP
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 13, 2024