Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare, të cilat i ndaluan hyrjen në territorin e Kosovës, patriarkut serb, Porfirije.
Nga kjo dioqezë, përmes një deklarate, shprehen të acaruar se ky nuk është rasti i parë që patriarkut serb i ndalohet hyrja në Kosovë, ndërsa justifikon kërkesën për pjesëmarrjen e tij në ritualin e tyre në Patriarkanën e Pejës.
”Dioqeza e Rashkë-Prizrenit, së bashku me klerin, manastirin dhe besimtarët e saj, shpreh keqardhje të thellë për vendimin e sotëm të autoriteteve të Kosovës. Ky vendim i ndaloi Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Porfirije dhe ipeshkvijve shoqërues që të hyjnë në Kosovë për të marrë pjesë me peshkopë të tjerë në Liturgjinë Hyjnore në Patriarkanën e Pejës dhe në hapjen ceremoniale të kuvendit të sivjetshëm të ipeshkvijve të kishës #ortodokse serbe”.
”Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë që patriarkut tonë i ndalohet hyrja dhe pengohet vizita e tij në Patriarkanën e Pejës, selia e lashtë historike e Kishës sonë dhe shtëpia 800-vjeçare e kryepeshkopëve dhe patriarkëve ortodoksë serbë. . Patriarku Porfirije dhe peshkopët tanë ishin pritur me padurim nga besimtarët, të cilët e panë fillimin e Asamblesë së Shenjtë të Ipeshkvijve në Patriarkanën e Pejës si një mbështetje të fortë të Kishës në përpjekjet tona për të ngulmuar në këtë fushë gjatë kohëve sfiduese”.