28
Rusia është e gatshme në rast se vendet perëndimore duan të zgjidhin krizën ukrainase në fushën e betejës, tha ministri në detyrë i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
“Kjo është e drejta e tyre. Nëse duan ta zgjidhin konfliktin në fushën e betejës, do të jenë në fushën e betejës” – tha Lavrov gjatë konsultimeve në Këshillin e Federatës Ruse.
Ai kujtoi se Rusia ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për bisedime me qëllim zgjidhjen e krizës ukrainase, por duke marrë parasysh realitetin aktual.