“Mazniku dhe Fuga i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele”, Berisha: Furnizohen me dreka e darka nga…

by Nexhat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për investigimin e BIRN, sipas të cilit rezulton se gruaja e Arbjan Maznikut dhe ajo e Endri Fugës janë pronare të restorantit në qendër të Tiranës

Sipas investigimit, firma e lidhur me “The Home” fitoi tender publik me vlerë 800 mijë euro

Berisha u shpreh para simpatizantëve të tij se dy zyrtarët i kanë bërë gratë e tyre bashkëpronare në restorante dhe hotele dhe furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera.

“Miq, çdo shqiptar që nuk ka zë sot, çdo shqiptar që nuk është në Shqipëri, çdo shqiptar që nuk ka guximin e duhur, pret nga ne, nga heroizmi, nga trimëria, nga guximi ynë, fitoren tonë, fitoren e Shqipërisë.

Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive

Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet.

Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC. Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë.

Këta meritojnë të varen në shtyllën e turpit. Këta janë fytyra e Edi Ramës. Këta meritojnë të gjithë urrejtjen e shqiptarëve. Të gjithë zemërimin e tyre”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy