Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë që me ftesën që kryeministri Albin Kurti ia ka bërë opozitës po dorëhiqet nga ky post, ndonëse ai po do që ta shesë si tërheqje.
“Kjo ftesë e zotëri Kurtit është dorëheqje e tij. Realisht është dorëheqje”, ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Kurti thotë që është tërheqje ndoshta, është ftesë – po iu thotë: Hajde bohemi bashkë se nu kam vota boll me e rrëzu veten”
“Qysh i thojnë kësaj ndryshe? Dorëheqje. Por nuk ia ngjet emrin dorëheqje sepse ka efekt negativ elektoral. Pse me e ba Kurti këtë kur opozita eventualisht ia jep në dorë kartën ma të fuqishme që i vyn atij? Karta ma e fuqishme për Kurtin në zgjedhje është: Unë nuk e pranova Asociacionin edhe pse krejt më kanë akuzu që po e bëj’”.