Katër Komunat kryesore të Kosovës, Prishtina, Peja, Gjakova dhe Gjilani, kanë raportuar pak buxhet të shpenzuar në kategorinë e investimeve kapitale në tre mujorin e parë të vitit 2024, përderisa rekord shpenzimesh ka ndodhur në Obiliq dhe Deçan.
Sipas raportit tre mujor financiar të Ministrisë së Financave, Prishtina gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar vetëm 3% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, Peja 7%, Gjilani 8%, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut nga 9% të buxhetit. Dukshëm më mirë qëndrojnë Ferizaji dhe Prizreni, të cilat kanë shpenzuar nga 21% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Në anën tjetër, Obiliqi vetëm për tre muaj ka shpenzuar 59% të buxhetit, ndërsa Deçani 57%.
Katër Komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, të cilat nga viti i kaluar udhëhiqen nga kryetarët shqiptar nuk e kanë shpenzuar asnjë cent në kategorinë e investimeve kapitale, raporton FrontOnline.
Përpos nivelit lokal, edhe niveli qendror ka raportuar pak investime kapitale në tre mujorin e parë 2024, me ç’rast 6 Ministri të Qeverisë “Kurti” kanë raportuar zero investime kapitale për tre muajtë e parë të këtij viti
Sipas raportit tre mujor të Buxhetit, në periudhën janar-mars 2024 gjitha institucionet shtetërore kanë shpenzuar vetëm 87 milionë euro në kategorinë e shpenzimeve kapitale, apo vetëm rreth 10% të buxhetit të përgjithshëm të planifikuar për investime kapitale. Për njohësit e ekonomisë, kjo përqindje është tragjike për ekonominë e Kosovës.
Shpenzimet kapitale në nivelin lokal
Drenasi 6%
Fushë Kosova 0%
Lipjani 23%
Obiliqi 59%
Podujeva 14%
Prishtina 3%
Shtime 2%
Graçanicë 14%
Dragash 4%
Prizren 21%
Rahovec 31%
Suharekë 6%
Malishevë 45%
Mamushë 0%
Deçan 57%
Gjakovë 9%
Istog 10%
Klinë 11%
Pejë 7%
Junik 3%
Mitrovicë e Jugut 9%
Skënderaj 30%
Vushtrri 8%
Leposaviq 0 %
Zubin Potok 0%
Zveçan 0%
Mitrovica Veriore 0%
Gjilan 8%
Kaçanik 3%
Kamenicë 0%
Novobërdë 3%
Shtërpcë 0%
Ferizaj 21%
Viti 17%
Partesh 99%
Hani i Elezit 0%
Kllokot 5%
Ranillug 1%