Sveçla me ministrin e Britanisë së Madhe për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm vizitojnë kufirin Kosovë-Shqipëri

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka pritur sot për takim ministrin e Britanisë së madhe për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm, Michael Tomlinson me të cilin biseduan për luftimin e migrimit të paligjshëm.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Sveçla i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë sonë, si dhe i uroi mirëseardhje pasi që për here të parë ai viziton Republikën e Kosovës

Tutje në njoftim thuhet se luftimi i migrimit të paligjshëm mbetet prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe për këtë ministri Sveçla e njoftoi ministrin Tomlinson mbi hapat konkret që MPB ka ndërmarrë në këtë drejtim.

“Ministri Tomlinson përgëzoi ministrin Sveçla për punën, gatishmërinë për bashkëpunim, dhe veçanërisht për përfshirjen e Republikës së Kosovës në task forcën e përbashkët me Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar në luftimin e migrimit të paligjshëm

Pas takimit të dy ministrat dhe delegacionet e tyre vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku Ministri Tomlinson pa nga afër modalitetet dhe kapacitetet përmes së cilave zyrtarët angazhohen në menaxhimin kufitar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se dy ministrat dhe delegacionet vizituan edhe pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë.

“Atje, ata ndoqën punën e policisë kufitare dhe vlerësuan kapacitetet aktuale për menaxhimin dhe kontrollin e kufirit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy