Ndonëse ishte një lajm që bëri bujë dhe shtoi shpresat për të ardhmen e mjekësisë, pacienti i parë të cilit iu transplantua një veshkë derri, ka ndërruar jetë 2 muaj pas operacionit.
Richard Slayman, 62-vjeç nga Bostoni, ishte në prag të vdekjes para se t’i transplantohej veshka e derrit.
Ndërhyrja kirurgjikale zgjati katër orë dhe u kreu në spitalin e Massachusetts, ku u fut në sallën e operacionit me procedurën e përshpejtuar.
Slayman vuante nga diabeti i tipit 2 si dhe nga hipertensioni, para se të diagnostikohej me sëmundje të rëndë të veshkës.
Ishte në dializë nga viti 2011 dhe figuronte në listën e pritjes për donatorë të mundshëm.