Bedri Hamza: Lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme janë pjesë e diskutimeve publike

by Nexhat

Kryetari i Mitrovicës, që tashmë është shpallur nga PDK kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, ka reaguar pas darkës së mbrëmshme të Memli Krasniqit dhe kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët dhe Kosovën.

banner

Hamza ka shkruar se është lajm shumë i mirë që zgjedhjet e parakohshme tashmë janë pjesë e diskutimeve publike.

“Është tejet e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat në të vërtetë i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë: stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të mëdha. Këto tema kanë degraduar mirëqenien e qytetarëve tanë – këtyre sfidave duhet t’u japim zgjidhje sa më parë. Prandaj, është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre.”

Hamza ka konsideruar që takimi i mbrëmshëm nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme derisa ka shtuar se pret që këto takime të shpeshtohen.

“Takimi i mbrëmshëm nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme. Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes. Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politik.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy