Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në takimin e mbrëmshëm janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve.

Sipas Muhaxherit data e zgjedhjeve do të jetë më së largu deri më 7 korrik

banner

“Janë marrë vesh edhe për datë të zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik. Kur ka kësi afrimi është mundësia edhe për marrëveshje më të mëdha. Publikohet data në ditët në vijim”, tha Muhaxheri në Rubikon.

Ai bëri të ditur se pas refuzimit të djeshëm, kryeministri Kurti e kishte ftuar Abdixhikun për një takim edhe njëherë gjatë ditës së sotme.

Kryetarët e partive tjera opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë refuzuar ftesën për takim.

Ndërsa, kryeministri Kurti, ka thënë të hënën se është i interesuar që të diskutojë me subjektet politike për datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet e radhës janë çështje të viteve, por të muajve, andaj unë jam i interesuar të diskutoj me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës, më mirë është në pranverë ose në vjeshtë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se do t’i vazhdojë diskutimet në këtë drejtim edhe me partitë tjera opozitare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy