Bislimi takon kryediplomatin hungarez pak ditë para takimit të Komitetit të Ministrave në KiE

by Nexhat

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar në Budapest kreun e diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto.Bislimi ka thënë se në këtë takim kanë folur për rritjen e bashkëpunimit, forcimin e lidhjeve dhe për avancimin drejt integrimit evropian,

Zëvendëskryeministri e ka falendëruar ministrin hungarez për mikpritjen. Ky takim i Bislimit më kryediplomatin hungarez vjen në prag të takimit të 16 majit, ku Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mblidhet e në të cilën mbledhje pritet që të vendoset edhe pika e anëtarësimit të Kosovës, gjë për të cilën shtetet kryesore e kanë vendosur si kusht progresin për themelimin e Asociacionit.

banner

“Gjatë vizitës time në Budapest, takova Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Rritja e bashkëpunimit tonë, forcimi i lidhjeve dhe avancimi i procesit tonë të integrimit evropian ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë! “, ka shkruar Bislimi,

https://twitter.com/BislimiBesnik/status/1790366321294647499?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790366321294647499%7Ctwgr%5E85eab7a147ace694aa1b1e4938474349fea34277%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbislimi-takon-kryediplomatin-hungarez-pak-dite-para-takimit-te-komitetit-te-ministrave-ne-kie%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy