Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar sot me përfaqësuesit e shteteve nordike të cilët merren rajonin e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth integrimin në BE të rajonit dhe për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian,
Lajcak ka falendëruar ministrinë e Jashtme të Finlandës për organizimin e takimit dhe për përkrahjen e vendeve nordike për punën e tij si emisar
“U takova me përfaqësues të të gjitha vendeve nordike që merren me Ballkanin Perëndimor sot në Helsinki për të diskutuar integrimin evropian e rajonit dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Faleminderit Minsitrisë së jashtme të Finlandës për thirrjen e takimit dhe familjes nordike për mbështetjen e tyre për punën time”, ka shkruar Lajcak.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1790356844260495622?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1790356844260495622%7Ctwgr%5Ec34a7fdbfb3efc68a4d1e8c6dd021b129b5c93bb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-takon-perfaqesuesit-e-vendeve-nordike-flet-edhe-per-dialogun-kosove-serbi%2F