“Në Anfield morëm zemër”, Berat Gjimshiti në prag të dy finaleve: Mund ta mposhtim çdo kundërshtarë!

by Merita

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti mezi pret të luaj në dy finalet e mëdha gjatë këtij sezoni me fanellën e Atalantas.

Skuadra italiane ka siguruar finalen e UEFA Europa League dhe Kupës së Italisë, ku si kundërshtarë do t’a ketë, Bayer Leverkusenin dhe Juventusin, shkruan LIG Sport.

banner

Përmes një interviste, Gjimshiti tregon se skuadra e tij është në formë të mirë për t’i fituar të gjitha ndeshjet e fundit të mbetura gjatë këtij edicioni.

“Kemi 5 finale deri në fund të sezonit, por nëse luajmë kështu mund t’i fitojmë të gjitha. Ndeshja me Liverpoolin në “Anfield” na dha shumë zemër”, u shpreh Gjimshiti.

Kujtojmë që nesër skuadra nga Bergamo zhvillon finalen ndaj Juventusit, kurse më datën 22 maj ndaj Leverkusenit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy