Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë,  i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri më 22 shkurt të këtij viti  me një person tjetër të cilit deri tani nuk është identifikuar kishin kaluar ilegalisht kufirin në Vërmicë dhe kishin ikur nga policia e Kosovës

banner

“Në vendin e ngjarjes gjenden dhe sekuestrohen dy (2) çanta të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme (neto) prej 31,596.54 gram (tridhjetë e një kilogramë e pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë gram e pesëdhjetë e katër miligram), të cilat çanta të njëjtit i kishin bartur në shpinë, si dhe pas kontrollit të automjetit të markës ‘Fiat Croma’, të cilin e kishte drejtuar i pandehuri në fjalë, është gjetur dhe sekuestruar një qese plastike e mbushur me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme (neto) prej 49.78 gram, të cilat substanca narkotike kanë qenë të destinuara të vihen në qarkullim për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy