Shuhet shkrimtarja kanadeze, fituese e çmimit Nobel

by Merita

Shkrimtarja kanadeze Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Ajo vuante nga demenca dhe vdiq në një shtëpi të moshuarish në provincën e Ontarios. Kështu shkruan gazeta The Globe and Mail.

Shkrimtarja vendosi t’i thotë lamtumirë shkrimit në vitin 2013, vit kur fitoi çmimin Nobel.

Ajo botoi tregimin e saj të parë, Dimensionet e një hije, në vitin 1950 ndërsa ishte studente në Universitetin e Ontarios Perëndimore.

Koleksioni i saj i parë prej 15 tregimesh, “Vallëzimi i hijeve të lumtura” u publikua në Kanada në vitin 1968, duke arritur sukses të shkëlqyer me publikun dhe kritikën dhe duke i fituar autores të parën nga tre “Çmimet Letrare të Guvernatorit të Përgjithshëm” kanadez që i janë caktuar ju.

Një autore prodhuese dhe fituese e çmimeve të 14 koleksioneve me tregime të shkurtra, Alice Munro fitoi gjithashtu çmimin ndërkombëtar Man Booker 2009 për tregimet e saj./Informim/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy