Sondazhi i International Republican Institute: Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon  

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon të prijë si lidere më e besuar në rajon, sipas sondazhit të organizatës amerikane IRI (International Republican Institute).

Sondazhin e IRU e ka bërë publik këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina, përmes një postimi në Facebook

banner

“68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës. Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit!”, ka shkruar Kupina. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy