Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike dhe armë-mbajtje pa leje

by engel

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve, kanë shtuar aktivitetet në realizmi të objektivave për luftimin e trafikimit me lëndë narkotike. Sot, më 15.05.2024, në vazhdën e trajtimit të një rasti, nën dyshimin se një person është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, i njëjti është identifikuar, lokalizuar dhe më pas arrestuar.

I dyshuar M.P., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar), është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gram lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, po ashtu atij i është gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

banner

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, në konsultim dhe autorizim të tij, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës. Aty janë gjetur edhe 42.5 gram lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy