Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë Këshill nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.
Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherit përfaqësues i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Lulzim Basha, tha për Info Plus në RTK se mosfutja e Kosovës në agjendë në takimin e kësaj jave është një goditje ndaj Kosovës.
Ai tha se tani u mbetet ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, pasi që deputetët kanë kryer punën. Sipas Bashës, më së shumti do të përfitonin vet serbët e Kosovës, nëse do të kishin pretendime për shkelje të drejtave.
Deputeti shqiptar, Basha tha se mbështet pa hezitim qeverinë e Kosovës për të mos pranuar këtë kushtëzim