Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.
Ylli portugez është i zhgënjyer me rezultatet e viteve të fundit të “Djajve të Kuq” dhe është në kërkim të një ekipi me të cilin do të mundë të fitonte trofe.
Mediumi britanik “The Independent” raporton se interesim për futbollistin kreativ ka shfaqur Bayern Munichu, ndërsa thuhet se lojtari do ta luante një rol kyç në ekipin e Thomas Tuchelit, nëse trajneri gjerman vendos të qëndrojë në “Allianz Arena”,
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë sot se interesim për përfaqësuesin portugez ka shfaqur edhe Interi, i cili do ta bënte kështu një mesfushë të frikshme me Fernandesin, Calhanoglun e Barellan.
Mbetet të shihet nëse klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm të heq dorë nga njëri prej lojtarëve kryesorë të tij dhe nëse këto dy klube ofrojnë para të bollshme për ta bindur gjigantin britanik për kartonin e lojtarit, por edhe vetë futbollistin, me një rrogë të majme.
Bruno Fernandes ka qenë njëri prej mesfushorëve ofanzivë më të mirë në Evropë në vitet e fundit.