Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

by Nexhat

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, për shpërbërje të Kuvendit, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Këtë e ka konfirmuar deputeti Visar Korenica

Ai thotë se edhe vet është kundër shpërbërjes së Kuvendit, duke vlerësuar se legjislatura aktuale është më e mira që ka pas Kosova.

“Është shprehje e demokracisë, shprehje e vullnetet të lirë të deputetit. Mendoj që në çdo subjekt ka dallime të tilla se dikush e sheh ndryshe procesin. Është çështje që diskutohet brenda grupit dhe pastaj vendoset. Unë kam pikëpamjet që përderisa kjo legjislaturë është më e suksesshme… Unë mendoj që nuk duhet me u shpërbë Kuvendi”, ka thënë Korenica në Tëvë1.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se nëse opozita është e gatshme për zgjedhje do t’i ndihmonte për shpërbërjen e Kuvendit.

Ai të mërkurën tha se nëse opozita nuk është e gatshme për zgjedhje mandatin qeverisës do ta dërgojë deri në fund

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy