Deputetja e LDK-së ankohet për të ardhmen e vajzës së saj 4-vjeçare: Nuk e di a kanë me mbetë 700 mijë banorë në Kosovë

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, në emisionin “Pressing” të T7 është ankuar për të ardhmen e të fëmijëve.

Ajo ka thënë se e ka një vajzë 4 vjeçe dhe se nuk e din që kur ajo t’i bëjë 13 vjeç a do të jenë 700 mijë njerëz në Kosovë.

banner

“A e kuptoni që unë e kam vajzën 4 vjeç, nuk e di kur ajo i bën 13 vjeç a kanë me met 700 mijë veta këtu a jo? A po e kuptoni ku jena tu i rrit fminë? A po e kuptoni që jena lëshu në një varfëri mendore me tematika bllokuese të tilla e dikush thotë “pse s’ke shku ti në darkë”, s’kom shku se na shkatërroi”, tha Kica- Xhelili.

Deputetja e LDK’së tha se njerëzit më të mirë janë duke u larguar nga Kosova.

“A ka mbet integritet politik ose individual njerëzor te dikush me thënë “pritni veç pak se s’është temë veriu cdo ditë se dojmë me shku posht”. Njerëzit më të mirë janë tu na dalë, njerëzit më të mençur janë tu na dalë. Me kë dojmë më mbajt këtë shtet sot 5 vjet, sot 10 vjet, me qito retorika folklorike a?”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy