Dy data për zgjedhje, Krasniqi: Nëse s’ndodhin në këtë kohë, Kurti duhet të lejohet të përfundojë mandatin

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje. Ai përmendi dy data, të cilat sipas tij janë më të përshtatshme për zgjedhje.

Ai tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do të mund të shkojë në zgjedhje, nëse parparakisht merren vesh partitë politike.

“Nuk kam dakordim me Kurtin, kam propozime të PDK-së, që janë lind me planfikimin dhe programin të përbashkët… Mendoj 30 qershori është më i mirë se 7 korriku. Nuk më takon ta citoj Albin Kurtin. Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura, nëse veprojmë shpejt, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë… duhet me leju Kurtin ta përfundojë mandatin”, tha ai në RTV Dukagjini.

I pyetur nëse do bëjë koalicion me VV-në, Krasniqi refuzoi të përgjigjej, derisa shtoi se Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy