FERIZAJ/ Arrestohet personi i dyshuar për 12 vjedhje

by Nexhat

Me datën 11.05.2024 rreth orës 17:30 policia e stacionit në Ferizaj  kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës.

Pas një pune hetimore, policia njofton se identifikuar të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur  goma dhe bandazhe të rrotave për makina

banner

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues,  në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet. Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, njofton policia,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy