FIFA ka bërë të ditur disa lajme të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit të femrave.
Kupa e parë e Botës për Klube do të mbahet në vitin 2026.
Këshilli i FIFA-s u mblodh për Kongresin e 74-të të FIFA-s në Bangkok, Tajlandë, duke u fokusuar veçanërisht në të ardhmen e futbollit të femrave. Përveç miratimit të kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare, u zyrtarizua edhe edicioni inaugurues i Kupës së Botës për Klube për Femra, i miratuar në dhjetor 2022.
Në fakt, është propozuar që edicioni i parë të luhet nga 16 skuadra në periudhën janar-shkurt 2026 me një frekuencë katërvjeçare.
Informacione dhe te dhena të mëtejshme do të pasojnë në kohën e duhur.